Takimi që kryeministri Edi Rama pati e homologun e tij Kiriakos Mitzotaqis në New York është pasqyruar sot në mediat greke. Mësohet se këto të fundit kanë zbardhur detaje nga takimi i dy liderëve, ndërsa thuhet se kryeministrat diskutuan marrëdhëniet bilaterale të Shqipërisë dhe pranimin e saj në BE, vendim që pritet të jepet në tetor nga KE. Mes të tjerash mediat greke shkruajnë se Rama dhe homologu i tij folën edhe për hapat që do ndiqen për përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga BE, përfshirë ato që lidhen me të drejtat e pakicës kombëtare Greke.
Në veçanti, kryeministri Mitsotakis theksoi çështjen e vetëvendosjes dhe të drejtat pronësore të pakicës etnike Greke në Shqipëri. Në këtë kontekst, Rama shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Greqinë për çështje me interes të veçantë për vendin tonë. Mitsotakis pohoi se ishte në favor të perspektivave të pranimit të Ballkanit Perëndimor, me kusht që të përmbusheshin të gjitha kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.
Mitsotakis dhe Rama ranë dakord të kalojnë në një diskutim më të gjerë të marrëdhënieve bilaterale, në margjinat e Samitit Euro-Arabik në Athinë më 29-30 Tetor 2019. Në fillim të takimit, homologu grek e pyeti se cila është situata në Shqipëri pas tërmetit. Rama u përgjigj se ishte e vështirë por fatmirësisht nuk kishte viktima./javanews