Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi në Prishtinë takime të veçanta me liderët shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të cilët morën pjesë në forumin për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.
Sot Presidenti Begaj u takua me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferri, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, rolin e faktorit shqiptar, thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në kuadër të organizmave dhe projekteve ndërkombëtare me interes të përbashkët.
Presidenti Begaj e konsideroi faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut si “element shtetformues, që vazhdon të luajë një rol të qenësishëm në ruajtjen e stabilitetit në RMV, që jo vetëm ka dhënë e jep një kontribut jetik në qeverisjen e vendit dhe ka luajtur një rol vendimtar në proceset Euroatlantike”.
Presidenti i Republikës uroi që qeveria teknike, e drejtuar nga Kryeministri shqiptar, Talat Xhaferri, të përmbushë me sukses mandatin, duke dëshmuar udhëheqësi në respekt të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike atje.”
/Argumentum.al