Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim pati një takim ditën e djeshme me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
Pak minuta më pare Ambasada Amerikane në Shqipëri nëpërmjet një statusi në Facebook deklaroi se Yuri Kim dhe Kryemadhi biseduan përrëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja, si dhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët.
”Gjatë bisedës së saj me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi më 11 shkurt, Ambasadorja Kim u përqëndrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt. Ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët.” njofton ambasada.