Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca nuk e përjashton mundësinë e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës por thotë se prania e NATO-s e bënë më të sigurtë këtë vend.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se mbështesin aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s.
“Mbështesim aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s, mbesim të përkushtuar ndaj çdo procesit integrues që do të na sigurojë të ardhmen evropiane. Do të vazhdojmë me mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, në lidhje me dialog për Serbinë, është mbështetja e plotë për një marrëveshja ku do të sigurohet paqja e qëndrueshme”, deklaroi ai.
Xhaferi po ashtu ka thënë se Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtar të Maqedonisë.
Ndërkaq, sa i përket situatës në Ukrainë, Xhaferi u shpreh se dënojnë fuqishëm sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.
“Maqedonia dënon agresionin rus ndaj Ukrainës, ku deri tani kanë humbur jetën shumë qytetarë. Si anëtare e NATO-s u bashkangjitem thirrjes për ndaljen e sulmeve”, tha ndër tjera ai.