Talat Xhaferi është zgjedhur sërish Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut edhe për një tjetër legjislaturë. Votimi në Parlament pas zgjedhjeve të 15 korrikut, është bërë pas marrëveshjes mes BDI-së dhe LSDM-së për formimin e koalicionit qeverisës.
Për kandidaturën e tij votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisësë: 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja.
Ndërsa, koaliconi ASH-AAA paralajmëroi se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndërsa kundër votuan deputetët e VMRO-DPMNE dhe E Majta
Në zgjedhjet e 15 korrikut, koalicioni mes LSDM dhe BESA siguroi 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E majta dy dhe PDSH-ja 1. Pas votimit të Xhaferit si kryeparlamentar, tanimë i hapet rruga votimit të qeverisë së re që do të sjellin për miratim LSDM-BDI.