Talibanët kanë filluar të mbushin pozicionet qeveritare pas pushtimit të suksesshëm të Afganistanit. Disa nga emrat megjithatë, janë kërkuar nga autoritetet amerikanë.
Zëdhënësi i talebanëve thotë se qeveria e re në detyrë do të udhëhiqet nga Mohammad Hasan Akhund.
Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i brendshëm, tha zëdhënësi kryesor Zabihullah Mujahid në një konferencë shtypi të martën, raporton Al Jazeera
Mullah Mohammad Yaqoob, i biri i Mullah Omar, është emëruar si ministër i mbrojtjes.
Nuk kishte dëshmi të anëtarëve jo-talebanë në formacion, një kërkesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare.
Mujahid përsëriti se kabineti ishte një qeveri “aktive” dhe se grupi “do të përpiqet të marrë njerëz nga pjesë të tjera të vendit”.
Talibanët, të cilët erdhën në pushtet muajin e kaluar, pritej të shpallnin një qeveri që kur evakuimi i udhëhequr nga SHBA përfundoi në fund të gushtit.
Ata kanë premtuar një qeveri “gjithëpërfshirëse” që përfaqëson përbërjen komplekse etnike të Afganistanit – megjithëse gratë nuk ka gjasa të përfshihen në nivelet e larta.

Taliban cabinet, key positions:
Mullah Yacoob – Minister of Defence
Siraj Haqqani – Minister of Interior
Mullah Hassan Akhund – head of council of ministers pic.twitter.com/ixwfxrYrOp
— Abdullah Hamim (@abdullahhamim5) September 7, 2021