Seksioni nëndetar i tubacionit Trans Adriatik TAP nga brigjet italiane do të fillojë së shpejti, raportuan media azere, duke cituar një deklaratë të fundit të dhënë për to, nga konsorciumi TAP.
Duke u lidhur me tubacionin Trans Anatolian në kufirin Greko-Turk, linja e tubacioneve përshkon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të mbërrijë në bregun e Italisë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.
Projekti aktualisht është në fazën e tij të ndërtimit, i cili filloi në vitin 2016.
Seksioni në det të hapur i TAP, që lidh bregdetin shqiptar dhe atë italian, është i gjatë 105 km.
Përgatitja për fazën operacionale të projektit nisi që në shtator të 2019 dhe në momentin që flasim, pjesa tokësore e tij, edhe në Shqipëri, është përfunduar në masën 90.7%.
Tashmë që sasia e parë e gazit po transportohet drejt Gjeorgjisë dhe Turqisë, sasia e parë e gazit në Evropë do të arrijë në vitin 2020.