Nëse keni humbur apo nuk mbani mend fjalëkalimin e llogarisë e-filing mund tё aplikoni online nё kohё reale pёr fjalёkalimin e ri.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se tashmё të gjithë tatimpaguesit dhe individët e regjistruar mund të pajisen online me fjalëkalimin e llogarisë së tyre të deklarimit elektronik.
Rivendosja e fjalëkalimit, është shërbimi më i ri online, i cili i shtohet listës së shërbimeve online të DPT-së, tashmë të konsoliduara prej vitesh. Ky shërbim përfitohet vetëm nga tatimpaguesit apo individët e regjistruar në portalin e-albania.
Tatimet theksojnë se shumë shpejt do të finalizohen edhe disa shërbime të reja, të cilat do të mundësohen online dhe do të thjeshtojnë edhe më shumë disa procedura të regjistrimit të subjekteve pranë Administratës Tatimore, apo të pajisjes së individëve me Certifikatë Rezidence.
Mënyra e aplikimit për t’u pajisur me fjalëkalim të ri për e-filing është shumë e thjeshtë, dhe sipas DPT mund të zgjidhni të përdorni një nga dy opsionet e log-imit.
Mënyra e parë: Rivendosje fjalëkalimi nëpërmjet e-filing
Hapi 1: Në e-filing, pra në menunë e-sherbime të www:tatime.gov.al, klikoni linkun e-Albania Login
Hapi 2: Pasi të keni klikuar linkun e mësipërm, do të ridrejtoheni në portalin e-albania. Vendosni kredencialet tuaja të llogarisë në e-Albania (NIPT/ID dhe Fjalëkalim), dhe klikoni butonin Hyr
Hapi 3:
Pas vendosjses së kredencialeve (NIPT dhe Fjalëkalim) do të dërgoheni automatikisht në llogarinë tuaj në e-Filing
Hapi 4:
Klikoni menunë me emërtimin Menaxhimi i Aksesit -> Ndrysho Fjalëkalimin
Hapi 5:
Pasi të keni klikuar menunë e mësipërme, do t’ju shfaqet forma përkatëse për ndryshimin e fjalëkalimit dhe do të keni mundësinë të kryeni ndryshimet
Mënyra e dytë: Rivendosje fjalëkalimi nëpërmjet e-filing
Hapi 1: Vendosni kredencialet tuaja në e-Albania si qytetar/biznes (NIPT/ID dhe Fjalëkalim)
Hapi 2: Zgjdihni shërbimin Rivendosje Fjalëkalimi për tatimpagues të regjistruar dhe klikoni butonin Përdor
Hapi 3: Pasi të keni klikuar butonin Përdor, rivendosni kredencialet tuaja në e-Albania (NIPT/ID dhe Fjalëkalim)
Hapi 4:
Më pas do të dërgoheni automatikisht në llogarinë tuaj në e-Filing dhe do t’ju shfaqet forma përkatëse për ndryshimin e fjalëkalimit ku do të keni mundësinë të kryeni ndryshimet
Shënim:
- Nëse tatimpaguesi/individi nuk është i regjistruar në sistemin e administratës tatimore e-Filing, logimi nuk do të jetë i mundur dhe një mesazh gabimi do të shfaqet në ndërfaqe: “Ju nuk jeni i regjistruar si tatimpagues. Ju lutem regjistrohuni më parë!”
- Nëse tatimpaguesi/individi nuk është i regjistruar në sistemin e-Albania, logimi dhe ndryshimi i fjalëkalimit nuk do të jetë i mundur dhe një mesazh gabimi do të shfaqet në e-Albania: “Identifikimi në portal nuk u krye. Ju lutemi vendosni saktë kodin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, ose aktivizoni profilin tuaj duke klikuar në linkun e ardhur në email.”
/monitor