Drejtoria e Tatimeve u ka sjellë në vëmendje të tatimpaguesve se afati i dorëzimit të deklaratës vjetore të Tatimit mbi Fitimin për vitin fiskal 2019, është data 31 mars 2020. Për tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milion lekë, afati i pagesës së Tatimit të llogaritur pakësuar me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore është data 31 Mars 2020.
Ndryshe nga dorëzimi i bilancit që u shty në 31 korrik, deklarata e tatim fitimit ka afat deri ditën e sotme, datën 31 mars.
Më herët tatimet njoftuan se:
Afati i dorëzimit, në llogarinë e deklarimit elektronik e-filing të deklaratës vjetore të Tatimit mbi Fitimin për vitin fiskal 2019, është data 31 mars 2020.
Për tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milion lekë, afati i pagesës së Tatimit të llogaritur pakësuar me shumat e përcaktuara sipas nenit 37 të Ligjit nr. 8438, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore ështe data 31 Mars 2020.