Taulant Balla: Jemi të gatshëm për dialog me PD-në, por kushtet e PD-së nuk mund të merren as në konsideratë nga ana jonë. Intervistë ekskluzive e Deutsche Welle-s me Taulant Ballën, kreu i grupit parlamentar të PS në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, njëherazi edhe kryetar i grupit parlamentar gjermano-shqiptar, është aktualisht në Gjermani për të lobuar tek deputetët e parlamentit gjerman (Bundestag) që këta të votojnë pro çeljes së negociatave. Deputetët e maxhorancës gjermane, e sidomos të partisë kristdemokrate CDU kanë perceptimet të ndryshme për çështjen e çeljes së negociatave. Qeveria gjermane ende nuk ka dalë me një opinion zyrtar.
https://www.dw.com/sq/taulant-balla-negociatat-do-t%C3%AB-hapen-brenda-k%C3%ABtij-viti/av-49064031