Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar homologut të tij bjellorus, Lukashenko të pranojë ofertën e Edi Ramës në cilësinë e kryetarit në detyrë të OSBE-së.
Lajmi njoftohet nga Top News, por konfirmohet dhe për Argumentum.al, nga burime zyrtare nga kabineti qeveritar shqiptar.
Siç bëhet e ditur mësohet se Rama është njoftuar për këtë kërkesë të Putin nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një bisede telefonike që ka zgjatur 30 minuta.
Telefonata është zhvilluar me kërkesë të kreut të qeverisë shqiptare, i cili në këtë rast ka folur si kryetar në detyrë i OSBE-së.
Kryeministri Rama, në cilësinë e kryetarit në detyrë të OSBE-së i ka ofruar Bjellorusisë të ndërmjetësojë një dialog mes qeverisë dhe opozitës me qëllim zgjidhjen e situatës së krijuar pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.
Opozita në Bjellorusi, akuzon qeverinë se ka manipuluar zgjedhjet, ndaj Rusia ka mbështetur nevojën e ndërhyrjes së OSBE për të ndërhyrë për zgjidhjen e krizës.
Në Bjellorusi, mijëra qytetarë u ngritën të mërkurën në protestë edhe pse Presidenti Aleksandër Lukashenko dha urdhër policisë që të shpërndante turmat pas rreth një jave tubimesh kundër qeverisjes së tij./h.e