Miliona amerikanë po përjetojnë ato që mund të jenë temperaturat më të ultandonjëherë, pasojë e një masë ajrore të ftohtë që vjen nga Arktiku që është përhapurnë të gjithë vendin.
Sipas parashikuesve të motit e mërkura mund të shënojë nivele historike.
Shtetet e Ilinoit, Miçiganit dhe Uiskonsit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Dimrat me temperatura tejet të ulta janë diçka normale për Çikagon, por parashikuesite motit thonë se banorët mund të përballen të mërkurën me temperaturat më të ulëta tëregjistruara ndonjëherë në qytet.
Në Mineapolis temeraturat pritet të arrijnë në minus 40 gradë Celsius, në Çikago nëminus 30 gradë, por duke llogartitur erën në Çikago, temperaturat ndjehen sikur tëjenë minus 46 gradë Celsius.
Deri tani raportohen të paktën katër të vdekur si pasojë e motit të acartë.
Ajri i ftohtë është përhapur prej Amerikës veri-qendrore, drejt bregun lindor dhe nëdisa pjesë të Floridës që ndodhet në jug të vendit.