Tenisti serb, Novak Gjokoviq, për herë të dhjetë ka fituar në turneun e tenisit Australian Open.
Ai fitoi më 29 janar kundër Stefanos Tsitsipas me rezultat 3:0 në sete.
Me këtë fitore, Gjokanoviq arriti titullin e 22-të të Grand Slam-it, i cili e barazoi me spanjollin, Rafael Nadal, për numrin e titujve në turnetë më prestigjioze në botën e tenisit.
Ky është gjithashtu titulli i dhjetë për Gjokoviq në Australi, i cili theu rekordin e vet.
Nga e hëna, 35-vjeçari do të jetë sërish numri një në listën e tenistëve më të mirë në botë, ku do të zëvendësojë spanjollin Carlos Alcaraz, i cili nuk luajti për shkak të një lëndimi.
Në një ndeshje që zgjati dy orë e 56 minuta, Gjokoviq fitoi gjithsej 112 pikë, ndërsa tenisti grek 84.
Tenisti numër një në botë në kategorinë e meshkujve humbi vetëm një set në shtatë ndeshje.