Situatë e tensionuar në KZAZ e bashkive të cilat kanë vendosur të zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta i cili anulon datën e zgjedhjeve, 30 qershor.
Pas Shkodrës, Tropojës dhe Lezhës tensionet kanë nisur edhe në Kavajë. Mbështetës të opozitës dhe qytetarët kanë kërkuar që të lirohet palestra e shkollës, e përcaktuar si KZAZ.
Bashkia i ka dhënë afat policise deri në orën 16:00 për të liruar ambientet, në të kundërt do ndërhyhet me forcë.
“Populli i Kavajës ju jep afat deri në orën 16:00 ti lironi. Nëse nuk e lironi ne si institucion nuk mbajmë përgjegjësi. Nëse ju arrini ta mbroni, hallall. Ne ju japim afat deri në orën 16:00”, u shpreh një përfaqësues i bashkisë.
“Nëse ka një vendim që KZAZ-ja të jetë në palestër, ne po ikëm. Por nga korrespondenca që ne kemi nuk ka një vendim”, tha një person, teksa debatonte me policinë.
Tensione janë vënë re dhe në KZAZ e Kamëz.
Qytetarët tentojnë të hapin me forcë derën kryesore të godines ku ndodhet KZAZ e Kamzes.
Bashkia duke zbatuar dekretin e presidentit Meta ka dhënë urdhër për lirimin e ambientit.