Tensione të shumta pranë hyrjes së Kryeministrisë ku po zhvillohet protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.
Raportohen për 8 efektivë të plagosur, 5 te ministria e Brendshme dhe 3 te kryeministria.
Efektivët janë plagosur në kokë shumica dhe në trup.
Ata janë goditur me gurë e sende të forta nga protestuesit.
Policët po porosisin vazhdimisht të ruajnë qetësinë të shmangin sa të munden përplasjen me protestuesit
Situata para kryeministrisë është tensionuar së tepërmi në orët e mbrëmjes teksa protestuesit kanë tentuar të mësyjnë brenda kryeministrisë duke shkatërruar me mjetet të forta derën qendrore. Policia është zmbrapsur përballë situatës së krijuar duke bëtë që gjithçka të dalë jashtë kontrollit për disa momente. Por në ndihmë kanë ardhur forcat speciale të cilët kanë mundur të zmbrapsin menjëherë protestuesit e dhunshëm duke përdorur ujë me presion
Aktivistë të shoqërisë civile, por dhe qytetarë të ndryshëm janë konfrontuar fizikisht me forcat e Policisë para Ministrisë së Brendshme, ndërsa paraprakisht raportohet se një punonjës i uniformave blu ka mbetur i plagosur.