Një incident është regjistruar në Sheshin “Skënderbej” ku një makinë është futur në shesh, ndërsa qytetarët kanë mundur të neutralizojnë shoferin.
Agresori është identifikuar si Arben Mema, 32-vjeç banues në Kombinat, i cili u neutralizua nga një qytetar që bëri një veprim heroik. I riu 22 vjeç, i identifikuar si Klodian Elqeni, iu afrua automjetit të agresorit dhe e goditi atë me shqelm në fytyrë, ndërsa tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist. Më pas ka ndërhyrë edhe një qytetar tjetër të cilët së bashku me 22-vjeçarin, e mbajtën të bllokuar agresorin deri në mbërritjen e policisë. Disa prej pamjeve janë filmuar nga “abc news” Sipas Policisë rezulton se agresori ishte në gjendje shumë të dehur dhe i droguar, pasi në automjet janë gjetur edhe disa doza lënde narkotike, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera. Pas ngjarjes, dy të rinjtë që shmangën tragjedinë e mundshme, janë pritur në selinë e Partisë Socialiste nga Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Klodjani i riu që ka neutralizuar Nertil Qazimin nga Paskuqani 35 vjeç i cili tentoi të shtypë me makinë qytetarët në sheshin Skënderbej ka treguar si ndodhi ngjarja duke thënë se në fillim mendoi se kemi të bëjmë me akt terrorist. Teksa ka thënë se 35 vjeçari iu vërsul njerëzve, shtoi se ka ndërhyrë duke e qëlluar me dy këmbë në fytyrë nga xhami i makinës.
“Mendova që është akt terrorist. U frikësuam ndalëm njerëzit por ai u vërsul drejt njerëzve, pasi u ndalua makina u afruam për të parë çfarë ndodhi. Ai ndaloi në mes të sheshit, e ktheu makinën i erdhën disa persona afër dhe se ndalën dot, pastaj u vërsul drejt njerëzve. Nuk e di se çfarë mendonte por thjesht mu duk shumë e rrezikshme mënyra si ecte. Mu duk shumë e rrzikshme dhe e vetmja formë ishte ti hyja përmes dritares. Unë gjithë jetën time jam marrë me stërvitje. Më ndihmuan qytetarët pastaj pasi e qëllova se isha me dy këmbët në makinë. Pasi i rashë me këmbë në fytyrë, pas goditjes që mori ai sfoli fare. Se njoh fare kush është”, shtoi ai.