Pas tërmetëve të njëpasnjëshme që lëkunden Shqipërinë në 24 ore , i menjëhershëm ka qenë reagimi dhe solidariteti ndërkombëtare. Kështu Italia,Franca, Kosova ,Turqia, Austria e më tej dhe komisioneri Hahn kanë treguar gatishmërine dhe gjithë mbështetjen e tyre për Shqipërinë.
Komisioneri i zgjerimit të BE Johannes Hahn ka reaguar për termetet në Shqipëri. Hahn shprehet i trishtuar dhe i shqetësuar për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në vend, teksa deklaron se BE ofron ndihmë menjëherë për Shqipërinë.
“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofroi ndihmë menjëherë, shkruan Hahn.
Kryeministri Rama u shpreh se kryeministri i Italisë, Presidenti i Francës, por edhe ai i Turqisë i kanë telefonuar duke i ofruar ndihmë pas tërmetit. “Të falenderoj, besoj që është e qartë që edhe dje, por edhe sot e kemi shfrytëzuar aksesin në media për të komunikuar me të gjithë opinionin me këto elemente që ndikojnë në qetësimin psikologjik. Kontakti i drejtpërdrejt është i domosdoshëm, i pazëvendësueshëm edhe për shkak se afërsi dhe komunikimi janë të pazëvendësueshme.
Fondi rezervë është gjithmonë në buxhet. Fatmirësisht me këtë masë dëmesh jemi të qetë nga pikëpamja e mbulimit financiar. Ministria e Financave i ka bërë skenarët duke menduar një skenar më të keq se ky, por kur i kalojnë kufirin edhe qeveritë e shteteve më të mëdha i drejtohen solidaritetit të vendeve të mëdha, sikur ka ndodhur me Greqinë dhe Italinë. Kjo është arsyeja që më kanë marrë në telefon kryeministri i Italisë, Presidenti i Francës, kancelarja austriake, komisioneri Avramopulos, për të thënë cfarë doni? Më tutje presidenti i Turqisë, ata kanë aktivizuar strukturat e tyre” tha Rama.