Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Egjeut, duke shkaktuar dëme në Turqi dhe Greqi. Sipas raportimeve të instituteve sizmike tërmeti ka qenë i magnitudës 6.9 ballë. Epiqendra ka qenë 17 km larg brigjeve të Izmirit, ndërsa sipas Shërbimit Gjeologjik janë lëkundjet janë ndjerë deri Bullgari dhe Shqipëri.
Nisur dhe forca e madhe shkatërruese lind pyetja nese Shqipëria rrezikon të preket nga termete të tilla? Sizmologu Edmond Dushi për mediat ka thëne se bëhet fjale për dy lëkundje të ndryshme në magnitutë.
Sipas tij, tërmeti që përfshiu Turqinë e Greqinë ishte më i fuqishëm se sa ai që preku Shqipërinë më 26 nëntor 2019, pasi sipas Dushit po flasim për dy lëkundje të ndryshme në magnitutë. Ai tha se situata sizmike në Shqipëri paraqitet disi më e qëndrueshme. Dushi theksoi se Shqipëria ashtu sikurse edhe vendet e tjera të rajonit, është zonë aktive tërmetesh dhe lëkundje sizmike sipas tij do të ketë herë pas here.
“Klasifikimi përsa i përket natyrës është tektonik i pastër, por për energjinë sizmike është tepër i fuqishëm. Nuk është i ngjashëm me tërmetin e 26 nëntorit, ky ka një magnitutë 7, ndërsa ai i 26 e ka pasur 6.4, të momentit, ka diferencë. Aktualisht që flasim përballemi me një situatë më të qetë sizmike. Kjo është normale sepse energjia e çliruar nga tërmeti i vitit të kaluar ishte e madhe, korja e tokës në Shqipëri dhe më gjerë është ende aktive. Është ende shpejt të themi që kemi një cikël normal, sepse ne këtë e presim në 30 e më shumë vjet. Kjo nuk do të thotë që gjatë gjithë kohës presim tërmete. Shqipëria është një zonë aktive tërmete, do të ketë tërmete herë pas here”, tha Sizmologu.
© Argumentum