Policia sapo ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit. Arrestimet dhe shoqërimet në drejtori po zhvillohen në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor ku humbën jetën 51 persona dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur.
Bëhet me dije se Prokuroria ka grupuar në një të vetme dosjet e Mira Mares, Kavalishensës, pallatit gjashë katësh tek stadiumi, pallatit gjashtë katësh tek zona e dy gjelave, ish Tropikali, ndërtesa katër katëshe në kënetë dhe vila Palma. Nga shembja e këtyre ndërtesave pati viktima, ndaj dhe hetimet u rregjistruan për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.
Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 17 urdhër arreste, ndërkohë që deri tani janë shoqëruar rreth 30 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre mund të jenë bërë shkak për humbjen e jetëve nga tërmeti tragjik, raporton report tv.
Mësohet se deri tani janë shoqëruar drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, Arben Isaku ish-drejtor ALUIZNI tashmë nëndrejtori i Kadastrës Durrës, Aldo Dakovelli shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko punonjës terreni.