Konferenca e Sigurisë në Mynih është prezantimi i parë në skenën ndërkombëtare për kryeministrin Albin Kurti, por kreu i Vetëvendojes nuk e ka nisur me “këmbën e mbarë”.
Edhe pse premtoi “marrjen e timonit” të dialogut Kosovë-Serbi, gjasat janë që kryeministri Kurti të mos kenë qenë në dijeni të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ose të jetë vënë në dijeni në momentin e fundit.
Ditën e djeshme, Kurti i kërkoi Thaçit të konsultoheshin paraprakisht së bashku, për të mbajtur një qëndrim të unifikuar gjatë konferencës së Mynihut, duke i vënë në dispozicion presidentit jo një por tre orare të ndryshme për takim.
Por Thaçi e shmangu diskutimin me Kurtin, ku me shumë gjasa do të konsultoheshin edhe për marrëveshjen e hekurudhës dhe autostradës, duke thënë se tanimë ishte nisur drejt Mynihut.
Rikthimi i fluturimeve direkte dhe ndërtimi i hekurudhave është përparimi më i madh për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por Albin Kurti dhe qeveria e tij nuk janë përfshirë në asnjë nga këto zhvillime.
Mungesa e një komunikimi dhe bashkërendimi mes dy krerëve të shtetit duket si një përsëritje e asaj që ndodh në Tiranë.
Prej kohësh Presidenti Meta dhe kryeministri Rama janë duke drejtuar se cili në rrugën e vetë.
Ata nuk rendojnë asnjë prej takimeve ndërkombëtare madje as nuk takohen për të diskutuar çështje të rëndësishme.
Me sa duket mungesa e koordinimi qenka një sëmundje shqiptare…/h.e
© Argumentum