Durimit të Kosovës me Bashkimin Europian për liberalizimin e vizave duket se i ka ardhur fundi.
Një gjë e tillë u shpreh qartë nga presidenti Hashim Thaçi, i cili vijon të mbështesë idenë e tij për bashkim kombëtar me Shqipërinë.
“Në këto rrethana të mosvendimmarrjes mbi të ardhmen e shpejtë të Kosovës në NATO dhe BE shtrohet nevoja të realizojmë objektivin dhe vullnetin e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, bashkimin kombëtar”, deklaroi Thaçi.
Ai gjithashtu theksoi nevojën për zbardhjen e të gjitha krimeve serbe që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë: “Kosova po hyn në dekadën e dytë të lirisë, por ende me plagët e luftës që nuk janë shëruar”.