Ministrja e jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith, shkroi në rrjetin twitter se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën, disa orë pasi që presidenti i Kosovës, publikoi lajmin për njohjen.
“Deri tash Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi zonja Smith në llogarinë e saj në Twitter.
Hon. Kamina J Smith@kaminajsmith
To date, Jamaica has not recognized Kosovo as an independent state. https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1230548150756073472 …Hashim Thaçi✔@HashimThaciRKSGreat news! I just got notified from our Ambassador @vloracitaku that #Jamaica has recognized Republic of #Kosovo as sovereign and independent. I know this is a result of hard work & lobbying of several years, incl @RepEliotEngel. Good work. Thank you dear friends from Kingston!443:25 AM – Feb 21, 2020Twitter Ads info and privacy32 people are talking about this
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi të enjten mbrëma për njohjen nga Xhamajka.
“Lajm i mirë, sapo u njoftova nga ambasadorja jonë në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit amerikan Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston”, shkroi presidenti Thaçi në rrjetet sociale.
Më pas gjatë së enjtes mbrëma edhe kryeministri Albin Kurti edhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, mirëpritën njoftimin për njohjen.
A very good news today. #Jamaica, an important country of the Caribbean and an important part of the Commonwealth of Nations recognized officially the Republic of #Kosova.
A good start of the 2020 for Kosova’s diplomacy and the new government.88210:38 PM – Feb 20, 2020Twitter Ads info and privacy112 people are talking about this
I fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Barbadosi në shkurt të vitit 2018, i cili ishte bërë atëbotë vendi i 116-të që njeh shtetin e ri evropian.
Autoritetet serbe thonë se përveç që i kanë ndalur njohjet kanë arritur të sigurojnë tërheqjen e saj nga 16 vende të botës.
Kosova të hënën shënoi përvjetorin e pavarësisë së vet të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.
Aspiratat e të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë të kushtëzuara me një marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh ndërmjet tyre dhe së fundmi administrata amerikane është angazhuar për ripërtëritjen e procesit te bisedimeve ndërmjet tyre.
Procesi i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë është bllokuar që kur qeveria e kaluar e Kosovës vendosi tarifa prej njëqind për qind ndaj mallrave serbe, në përgjigje të siç është thënë fushatës së egër kundër shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, derisa qeveria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj i kishte kundërshtuar edhe thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për heqje ose pezullim të këtyre tarifave.
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes mes Kosovës e Serbisë, ambasadori Richard Grennell, gjatë vizitës së fundit në Prishtinë dhe Beograd bëri thirrje që Kosova të heq tarifat ndërsa Serbia të ndalë fushatën kundër shtetësisë së Kosovës./voa