Gjatë dekadës së fundit, ishte disi më e lehtë të blije një shtëpi. Por çmimet u rritën në mënyrë të pabesueshme për disa vite me radhe, për të mbërritur kulmin gjatë pandemisë.
Sipas The Economist, çmimet e shtëpive kanë filluar të shënojnë rënie. Në SHBA, rënie ende nuk është shumë e ndjeshme, porn ë tregje të tjera ajo konsiderohet gati dramatike. Në Kanada, thuhet në artikull, shtëpitë kushtojnë 9% më pak se në shkurt.
Përmes skemave shtetërore të sigurimeve ato mbartin rrezikun e mospagimit, theksohet në shkrim. Ndërsa normat rriten, do të jene të ekspozuar ndaj humbjeve nëpërmjet Rezervës Federale, e cila zotëron një të katërtën e letrave me vlerë të mbështetura nga hipoteka. Kur çmimet bien, thotë revista prestigjoze, pronarët e shtëpive mund të zbulojnë se shtëpitë që kanë vlejnë më pak se hipotekat e tyre, cka e vështirëson situatën- një problem ky që ka prekur shumë ekonomi pas krizës financiare globale.
Top Channel