Fondi Evropian për Ballkanin (EFB) ka shpallur thirrjen për aplikime për edicionin e katërt të programit Fellowship për nëpunësit civilë në parlamentet e Ballkanit Perëndimor dhe një shkëmbim studimor me Parlamentin austriak.
Thirrja kërkon 6 kandidatët më të mirë nga parlamentet kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët duan të formësojnë bashkëpunimin rajonal dhe evropian duke përdorur njohuritë dhe entuziazmin e tyre në aplikimin e praktikave më të mira në procesin e reformës administrative.
Bursa e financuar nga Parlamenti Austriak dhe e realizuar në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin ka për qëllim nëpunësit civilë që punojnë në administratat e parlamenteve kombëtare të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Është një mundësi unike për të marrë njohuri për punën dhe praktikat e parlamentit austriak, si dhe për të shkëmbyer dhe mësuar nga stafi administrativ dhe ekspertët për aspekte të ndryshme të punës së tyre.
Një përshkrim i programit dhe udhëzimet e plota për aplikantët, si dhe shabllonet e dokumenteve që duhen dërguar së bashku me një letër motivimi dhe CV janë të disponueshme në linkun e mëposhtëm.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 29 shkurt 2024.
/Argumentum.al