Tirana është përzgjedhur një nga pesë qytetet kandidate për t’u zgjedhur si Kryeqyteti Europian për të rinjtë 2022 (EYC 2022). Nga dhjetëra qytete të Europës që aplikuan, mes pesë qyteteve finaliste është renditur edhe Tirana, krahas Kazanit (Rusi), Poznań (Poloni), Varaždin (Kroaci) dhe Baia Mare (Rumani). Qytetet finaliste për EYC 2022 u përzgjodhën nga një panel i pavarur si Parlamenti Europian, Komiteti i Rajoneve, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Komiteti Ekonomik dhe Social Europian, Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve Europiane, Këshilli Këshillimor i Rinisë i Këshillit të Europës, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, Schwarzkopf Foundation Young Europe, Iniciativa e Shoqërisë së Hapur për Europën, IDEA Ndërkombëtare, EurActiv, Lëvizja Evropiane Ndërkombëtare, Eurodesk dhe Forumi Europian i Rinisë.