Në Tiranë ka filluar punimet Samiti i Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i njohur me emrin Procesi i Brdo-Brijunit. Këtë vit ky samit është organizuar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Rreth orës 9, kanë mbërritur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komshiç.
Duke qenë se ky samit përkon më Javën e Europës, të ftuar nderi janë edhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.
Samiti synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian. Kjo nismë, e nisur që në vitin 2010, ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.
Samiti po i yhvillon punimet me dyer të mbyllura.
Por si lindi ky proces? Pse ishte i nevojshëm krijimi i tij?
Problemet e njëjta që shqetësonin vendet e Ballkanit, nxitën liderët e këtyre vendeve në zhvillimin e proceseve që ofronin zgjidhje. Procesi “Brdo” filloi në janar 2010 në takimin e kryeministrave të atëhershëm të Sllovenisë dhe Kroacisë, Bohut Pahor dhe Jadranka Kosor. Qëllimi i këtij procesi ishte sigurimi i mbështetjes për sigurinë dhe bashkëpunimin midis vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Me hyrjen e anëtarësimit të plotë të Kroacisë në Bashkimit Evropian (BE), procesit ju vendos emri Brdo Brijuni.
Në vitin 2014 në Samitu u mblodh në Dubrovnik me kryefjalë integrimi evropian dhe bashkëpunimit rajonal, ndërtimi e një infrastrukture moderne rajonale, politikat e energjisë së Bashkimit Evropian si dhe qasjeve rajonale për sigurimin e energjisë dhe integrimin në rrjetin energjetik evropian.
Në vitin 2015 Samiti u mblodh në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë me fokus çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj terrorizmit, me pjesëmarrjen e zëvendëspresidentit amerikan të asaj kohe, Joe Biden.
Në 2016 u zhvillua në Sarejevë, të Bosnje-Hercegovinë, ku liderët e ballkanit diskutuan për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vitin 2017 Brdo Brijuni u mblodh në Slloveni, ku në dekalratën e përbashkët u ra dakort për forcimin e bashkëpunimi në rajon dhe shmangies së retorikave nacionaliste.
Në prill të vitit 2018 takimi i liderëve të vendeve anëtare të Procesit Brdo-Brioni u zhvillua në Shkup, të Maqedonisë. Qëllimi i takimit të vitit 2018 ishte integrimi evropian i vendeve të rajonit dhe stabilizimi i situatës në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimit të çështjeve të pazgjidhura.
Këtë vit, Samiti i Brdo-Brijunit me pjesëmarrjen e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor mbahet ne kryeqytetin shqiptar i organizuar nga presidenti Ilir Meta. Çdo Samit ka pasur një axhendë të veçantë, në secilin vit kur është zhvilluar, ku përvec lidrëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës të rëndësishëm kanë qënë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane.