Tirana nuk autorizoi uljen e avionit/ Ushtria zviceriane dërgon në Prishtinë përfaqësuesin e BE për dialogun

 Tirana nuk autorizoi uljen e një avioni me 150 pasagjerë, ku ndër ta ishte dhe përfaqësuesi special i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor. Vetem me nderhyrjen e ushtrise zviceriane Miroslav Lajcak lajmëroi se kishte mbërritur më në fund në Prishtinë.

Pas disa ndërlikimeve të vogla në udhëtim dje, komuniteti ndërkombëtar ndërhyri. Jam rrugës për Prishtinë – falë ushtrisë zvicerane,” shkruan Lajcak. “Pres të nis zyrtarisht vizitën time në Kosovë më vonë gjatë kësaj dite,” shtoi zyrtari i BE.

Rreth 150 pasagjerë të tjerë në të njëjtin fluturim me Lajçak, mes të cilëve raportohen edhe shqiptarë, raportohet se vazhdojnë të qëndrojnë të ngecur në Zyrih.

Sipas informacioneve që u kanë dhënë pasagjerëve aty, pala shqiptare nuk ka miratuar uljen e këtij avioni në pistën e Rinasit.

After slight travel complications yesterday, the international community kicked into action. I’m now on my way to Pristina – a courtesy of the Swiss military. Looking forward to officially starting my visit to Kosovo later today.

Ditën e hënë Bashkimi Europian hapi kufijtë mes vendeve anëtare,  ndërkohë Shqipëria i ka hapur kufijtë ajrorë vetëm me 3 shtete, Serbinë, Greqinë dhe Austrinë.  Avioni i mbetur në Zvicër duhet të vinte në Shqipëri vetëm nëse vendi ynë do të kishte marrëveshje me Zvicrën për të lejuar fluturimet.

Zvicra nuk pranon të marrë pasagjerë nga Shqipëria dhe për pasojë kjo marrëveshje nuk ekziston. Ndërkohë 150 pasagjerët që kanë mbetur në Zyrih, duhet të kthehen në vendet nga kanë ardhur.

Euronews Albania po ndjek përmes dëshmive të pasagjerëve të mbetur në Zyrih këtë ngjarje.

Agjenda e Lajcak

Tri takimet e konfirmuara sot nga tre liderët:

  1. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Takimi do të mbahet në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit.
  2. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës takohet me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Takimi mbahet në kabinetin e Kryeparlamentares në 17:45
  3. Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30.

 

Related- Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist