Vetem 48 orë pas masakrës në një shkollë fillore, me një bilanc viktimash prej 8 personash, Serbia nuk ka rënë në qetësi.
8 të vrarë dhe 13 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike) ka qenë bilanci i frikshëm i një akti terrorist nga 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe.
Masakra ndodhi rreth mesnatës pas një debati në oborrin e shkollës, ku më pas 21-vjeçari Uros Blaziç ka shkuar në shtëpi për të marrë armën. Në fillim ka qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Dubona, rreth 60 kilometra në juglindje të Beogradit. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes, dhe fijoi sulmin me armë në fshatrat Mali Orasje dhe Sepsin.
Pas kësaj masakre nën kërcënimin e një arme Uros ka detyruar një taksist që ta dërgonte në qytetin e Vinjishtes, në shtëpinë e dajës së tij, aty ku u fsheh për gati 8 orë për t’I shpëtuar arrestimit nga policia.
Më shumë se 600 anëtarë të Forcave Speciale Serbe morën pjesë në ndjekjen e 21-vjeçarit, ndërsa u angazhuan të gjitha njësitë speciale të policisë, duke përfshirë një njësi kundër terrorizmit, njësi helikopterësh dhe forca policore. Pas 8 orësh kërkimesh, mëngjesin e së premtes policia vuri në pranga Uros, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë ku fshihej autori u gjetën katër bomba, të cilat ekipi i mjeteve të pashpërthyera i sekuestroi. E gjithë familja ku fshihej vrasësi nga Mlladenovaci në fshatin Vinjishtë u arrestua gjithashtu nga policia, ndërsa sipas banorëve ato ishin një familje e respektuar, por 21-vjeçari njihej si një djalë problematik edhe më herët.
Të rënda janë dëshmitë e banorëve që tregojnë se mes të vdekurve është edhe një 15-vjeçar i cili i ka dalë 21 vjecarit me armë për të shpëtuar të vëllanë, por të shtënat i morën jetën. Disa të tjerë tregojnë se Uros ka qëlluar edhe të moshuarit që po riparonin gardhin jo shumë larg oborrit.
Pas ngjarjes Presidenti Aleksandër Vucic ka dalë në një deklaratë për shtyp, e dyta herë brenda 48-orësh duke e cilësuar si një sulm terrorist ndaj vendit dhe ka njoftuar për masat e reja.
“Ky është një sulm ndaj gjithë vendit tonë, dhe tani e tutje në do të dërgojmë rreth 1000 policë nëpër shkolla që fëmijët të jenë të sigurt. Do të rekrutojmë 1200 policë të rinj. Kërkova kthimin e dënimit me vdekje, por kryeministri dhe qeveria më refuzuan. Ne do të bëjmë çarmatimin e plotë të Serbisë. Dënimet do të jenë shumë të larta për armët ilegale. Sulmi i të enjtes ishte një sulm terrorist. Autori u arrestua dhe nuk do ta shohë më dritën e diellit.”
Shumë figura të politikës evropiane kanë reaguar ndaj ngjarjeve nëSerbi duke dënuar sulmet dhe ngushëlluar të prekurit nga tragjeditë, mes tyre Josep Borell, kryediplomat i Bashkimit Evropian, Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.
Dy ditë më parë një tjetër masakër u shënua në një shkollë në Beograd ku një 13 vjecar vrau 8 shokë të klasës dhe rojën e shkollës ndërsa plagosi disa të tjerë. Po në Beograd raportohet se një 16-vjeçare ka plagosur me thikë shoqen e klasës dhe mësuesen. Ajo çka është edhe më tronditëse, janë komentet e shumta nëpër rrjete sociale që i mbështesin këta vrasës dhe i qujnë si ‘heronj.