Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka ndërrmarrë
Një aksion kundër tjerërsimit të pronave është ndërmarrë këtë të premte në qytetin e Durrësit, ku në pranga kanë përfunduar disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kadastrës
Nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, janë vendosur 5 persona, shtetasit Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha Gjovalin Ndoci dhe ish-drejtuesi i Kadastrës në Durrës , Leonard Kadrimi.
Ndërkohë që është vendosur masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 9 shtetas të tjerë, të përfshirë.
Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi Lirim Xhameta ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi Dashnor Taulla ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2.
Ndërkohë ish-kreu i Kadastrës së Durrësit Leonard kadrimi, dhe punonjësit M. Z. dhe A. K. dyshohet se duke shpërdoruar detyrat duke bërë të mundur tjetërsimin e truallit.
Në kuadër të këtij procedimi penal, është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën “Përvetësimi i produkteve ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasit:
M. Xh., 55 vjeçe, K. Xh., 34 vjeç, Ë. T., 63 vjeç, K. T., 58 vjeç, Sh. T., 66 vjeç, Sh. V., 68 vjeçe, B. B., 59 vjeçe, O. Xh., 46 vjeç dhe A. K., 47 vjeçe (ish-juriste e ASHK Durrës), të gjithë banues në Durrës.
Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.