Një ekspert i OKB-së ka paralajmëruar se bota mund të përballet me një “aparteid”, të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.
“Të pasurit do të paguajnë për të shpëtuar nga uria, ndërsa pjesa tjetër e botës do të lihet të vuajë”, tha Philip Alston, raportues i posaçëm i OKB-së mbi varfërinë ekstreme.
Sipas tij edhe pse disa objektiva për të adresuar këtë çështje aktualisht janë arritur, megjithatë miliona njerëz do të varfërohen në botë pikërisht nga ndryshimet klimatike që rezultojnë në mungesa jetike.
Në raportin e tij, Alston thekson se të varfërit në botë, ka gjasa të goditen më së shumti nga temperaturat në rritje, mungesat e mundshme të ushqimit, si dhe konfliktet që mund të shoqërojnë një ndryshim klimatik, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.