Ekzekutimi i gjeneral Kasem Sulejmanit në janar të këtij viti e përfshiu Shqipërinë në diskutime për sulme të mundshme terroriste. Por, pavarësisht se çfarë ndodhi Shqipëria përforcoi veprimet e saj kryesisht ndaj diplomatëve iranianë dhe dëboi disa prej tyre. Por, në zyrat e Policisë së Shtetit ka një informacion të klasifikuar “top secret”.
Por, këtu ka një problem, që duket se e ka vënë Policinë në vështirësi edhe për zbatimin e ligjit. Sepse, edhe hidrocentralet edhe ujësjellësat klasifikohen si objekte të rëndësisë së veçantë, por nuk ruhen nga forcat e Policisë, pasi varësia e tyre është në rastin e hidrocentraleve nga OST dhe OSHEE dhe në rastin e ujësjellësave nga Pushteti Lokal.
Ndërsa në nenin 118 të Ligjit “Për Policinë e Shtetit”, lidhur me kontrollet kundër akteve terroriste thuhet se punonjësi i policisë, kur ka dyshime të arsyeshme ka të drejtë të kryejë me iniciativë kontrolle për parandalimin e akteve terroriste në banesa, ndërtesa, mjedise dhe hapësira publike për të garantuar sigurinë e personave dhe të rendit kushtetues kombëtar e sigurinë ndërkombëtare.
Dhe në pikën dy të këtij ligji thuhet se kontrolli kundër akteve terroriste përfshin kontrollin për eksplozivë, lëndë helmuese kimike, biologjike, bakteriologjike apo radioaktive.
Gjithsesi, Policia ka tashmë një informacion, ndaj të cilit jo vetëm nuk po neglizhon, por ka përgatitur planin policor, për të rritur shkallën e sigurisë./gazetashqip