Shkon në dhjetë numri i deputëtevë të rinj që pritet të ulen në Kuvendin e Shqipërisë. Dy kandidatë të tjerë nga listat e PD dhe LSI kanë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, formularin e Dekriminalizimit.
Edlira Hyseni, kandidate e LSI në qarkun Durrës dhe Majlinda Halilaj e PD qarku Tirane sapo kanë paraqitur pranë KQZ formularin e dekriminalizimit që i hap rrugë marrjes së mandatit.
Kujtomë që me herët edhe kandidatët e LSI, Ediola Braha, Elda Hoti si dhe Ligoraq Karamelo e Lefter Maliqi nga PD bënë një hap për marrjen e mandateve e lëna nga ish-deputetët e opozitës.
Gjatë seancës plenare, ditën e sotme bënë betimin edhe katër deputetët e rinjt të LSI, të cilëve KQZ i miratoi dje marrjene mandateve.
Deputetët që u betuan nga lista e LSI janë: Aurora Mara, Ylli Shehu, Edmond Rrushaj dhe Enver Roshi. Ata do të zëvendësojnë Edmond Haxhinaston, Floida Kërpaçin, Endrit Brahimllarin dhe Përparim Spahiun./newsbomb