Tragjedi në familjen e Ylber Totës në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë.
Tre pjesëtarët e saj, Rajmonda dhe dy fëmijët, Rudina dhe Fatjoni humbën jetën si pasojë e helmimit nga bombola e gazit, ndërsa më e vogla, Merita, rreth po lufton me vdekjen.
40 vjeçarja dhe dy fëmijët e saj u gjetën të vdekur brenda në banesë, ndërsa vajza e tretë është dërguar në spitalin e Peshkopisë.
“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit” njoftoi sot në mesditë policia.
Hetimet- Dyshimet janë se vdekja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa një e afërm e tyre zbuloi sot në mëngjes (14 shkurt) tragjedinë në fshatin në kufi me Maqedoninë e Veriut. Vajza ndodhet në spitalin e Peshkopisë dhe është kërkuar një helikopter për të qëndruar në gadishmëri në rast nevoje. Ylberi kryefamiljari ndodhet në Greqi për të siguruar të ardhurat familjare.