Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mbrëmjen e së martës në Mestre, një provincë e Venezia në Itali.
Një autobus me pasagjerë doli nga rruga dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë duke shpërthyer në flakë.
Numri zyrtar i tragjedisë së ndodhur në Mestre është 21 të vdekur, mes tyre dy fëmijë dhe 15 të plagosur. Viktimat janë të nacionaliteteve të ndryshme. Në bord kishte edhe shtetas ukrainas, gjermanë, francezë dhe kroatë. Shoferi ishte italian dhe ishte mes viktimave. Ndër hipotezat e para për shkaqet ndoshta një sëmundje e personit që qëndron në timon.Prokuroria Publike e Venecias ka hapur një çështje. Në orët në vijim do të analizohen pamjet nga kamerat e sigurisë që synojnë mbikalimin për të kuptuar më mirë dinamikën e rrëzimit.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu sot ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik në Mestre të Italisë.
“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre”, thuhet në një reagim të MEPJ.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, thekson MEPJ.
Gjithashtu Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se, sipas informacioneve deri tani, nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e atyre që kanë humbur jetën.
/Argumentum.al