Një automjet mësyn në masën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg. Sipas të dhënave të administratës së qytetit të paktën dy persona kanë humbur jetën, më shumë se 60 të tjerë janë plagosur, 15 prej tyre në gjendje të rëndë. Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme në Saksoni-Anhalt tha, se autoritetet mendojnë se akti mund të jetë një sulm. Sipas policisë i dyshuari është arrestuar.
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier u shpreh i prekur thellë lidhur me mësymjen e një automjeti në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg, që mendohet se mund të jetë një sulm. “Gëzimi për festën e Krishtlindjes u pre”, shkruan presidneti në platformën X. “Me mendje jam pranë viktimave dhe të afërmve të tyre. Falenderoj të gjitha forcat e shpëtimit për angazhimin e tyre.”
Steinmeier tërhoqi vëmendjen, se ende “nuk është zbardhur i gjithë sfondi i këtij akti të tmerrshëm.”
I dyshuari është një mjek saudit 50-vjeçar i cili u transferua në Gjermani në vitin 2006, tha në një konferencë shtypi Tamara Zieschang, ministrja e brendshme për shtetin e Saksonisë-Anhalt. Ai ka praktikuar mjekësinë në Bernburg, rreth 23 milje (36 kilometra) në jug të Magdeburgut, tha ajo.