Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e së mërkurës spitalin e lëvizshëm të Tetovës ku trajtohen pacientët e sëmurë me COVID-19.
Të mërkurën rreth orës 21:00, në Tetovë është djegur spitali modular për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus.
Nga zjarri që, besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i një bombole, dyshohet për mbi 1o viktima, por zyrtarisht kjo gjë nuk është konfirmuar ende.
Në hapësirat e spitalit ndodhen ekipe të shumta zjarrfikësish dhe ata të ndihmës së shpejtë, të cilat po nxjerrin pacientët.
“Zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes brenda pesë minutave nga pranimi i thirrjes nga spitali, por për fat të keq gjithçka ka marrë flakë shumë shpejt… për momentin nuk mund të raportojmë për diçka tjetër. Shpreh keqardhje të thellë për këtë që ndodhi. Në spital kishte njerëz të sëmurë”, ka deklaruar kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Spitali ambulant i Tetovës u hap pas muajit prill si strukturë plotësuese për Spitalin Klinik. Kjo strukturë shëndetësore ka një kapacitet trajtues prej 35 pacientësh.
Tetova është qyteti i dytë pas Shkupit (mbi 6 mijë raste aktive) me më shumë raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Filipçe në një postim në Twitter, shkruan se ky numër mund të rritet, por bën thirrje tek qyetetarët dhe mediat të mos spekuojnë me numra.
“Në Tetovë ka ndodhur tragjedi, e cila ka marrë jetë njerëzish. Deri tani janë konfirmuar dhjetë viktima nga zjarri, por numri mund të rritet. Është ditë e vështirë për të gjithë”.
“Mjekët por luftojnë për jetët e të lënduarve. Apeloj tek mediat dhe qytetarët të mos spekulojnë me numra. Të gjitha informacionet e konfirmuara do t’i ndajë në kohë”, ka shkruar Filipçe./argumentum.al