Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar për tragjedinë e rëndë që ndodhi sot në Bullgari, ku të paktën 46 persona me origjinë shqiptare humbën jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët.
Blinken ka shprehur ngushëllimet gjithashtu edhe për vdekjen e nëntë personave të moshuar që kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një shtëpi kujdesi në lindje të Bullgarisë.
“Departamenti Amerikan i Shtetit dhe populli amerikan shpreh ngushëllimet më të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe zjarrin në shtëpinë e të moshuarve.
Mendimet tona janë për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Sekretari amerikan Blinken në një postim në rrjetet sociale.