Kjo është vila 4 katëshe e vendosur në zonën e Kënetës në lagjen nr.18 në Durrës e cila është shkatërruar plotësisht pak minuta më parë duke zënë brenda disa anëtarë të një familje.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës teksa një vilë është shembur krejt papritur.
Familja ishte bllokuar nën rrënoja dhe FNSH nuk mundi të ndërhynte për të shpëtuar njerëzit e mbetur poshtë godinës. Mësohet se në këtë vilë banonin 8 pjesëtarë të një familje me origjinë nga Dibra. Pas tërmetit të fortë të mëngjesit vetëm një nga pjesëtarët e kësaj familje u konfirmua zyrtarisht që i kishte mbijetuar shkatërrimit.
Nga 8 pjesëtarë është konfirmuar që është nxjerrë nga policia dhe është dërguar për ndihmë mjekësore ndërkohë për 7 të tjerët forcat zjarrfikëse dhe të FNSH e kanë të pamundur ndërhyrjen se nga pasgoditjet ka pasur shembje të vazhdueshme duke pamundësuar ndërhyrjen e shpëtimit.