Transformimi i bërë në 8 zona historike në vend, ka dyfishuar vlerën e pronës dhe ka shtatëfishuar numrin e aktiviteteve. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka sjellë si risi dhe ka impelemtuar ndër vite projekte sipas modelit amerikan BID (Zona për Përmirësimin e Biznesit), në pedonalen e Shkodrës , Korçës , Beratit, në Pazarin e Vjetër të Krujës në dhe të Korçës e Tiranës, në qafën e Pazarit në Gjirokastër dhe në zonën historike të Vlorës. Ndikimi i i menjëhershëm i këtij është ndjerë jo vetëm tek rritja e xhiros ditore të bizneseve, rritja e numrit të vizitorëve, rritja e numrit të të punësuarve, por edhe tek rritja e vlerës së pronës dhe dëshirës së bizneseve për të investuar më shumë.
Në total mbi 800 janë biznese përfituese nga modeli BID në Shqipëri, dhe rezulton 70% rritje të numrit të vizitave në zonat BID, ku në total arrihen 13.5 milionë vizita unike në vit. Për ta çuar përpara këtë iniciativë qeveria ka hartuar projektligjin “Për përmirësimin e zonave të biznesit (BID)”, i depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, me qëllim vendosjen e rregulla të detajuar për funksionimin e bizneseve në zonat BID.
Drafti synon të krijojë një mekanizëm ku bizneset të nxiten të marrin pjesë në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm të zonës BID; të konsolidojë dhe të zhvillojë përtëritjen urbane të qyteteve, duke njohur nevojat unike dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballen biznese me karakteristika lokale të ndryshme; të lehtësojë identifikimin e zonave gjeografike të caktuara për të përmirësuar dhe shtuar ofrimin e shërbimeve bashkiake brenda tyre.