Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të rihapur transportin publik në vend.
Me një shënim në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ministria thekson se, ky shërbim do të rifillojë aktivitetin me 15 qershor, sipas rregullave të diktuara nga Instituti i Shëndetit Publik.
Qytetarët që përdorin trnasportin publik duhet të pajisen me maska mbrojtëse, të rujanë distancën fizike, ndërsa autobusët nuk mund të përdorin më shumë se 70 % të kapaciteteve të tyre.
“Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP”, thekson ministria.