Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Kroacinë. Sipas informacioneve të para, tërmeti ishte me magnitudë 6.3 të shkallës rihter.
Pamje tragjike nga qyteti kroat Petrinja, i goditur sot nga një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballë të shkallës rihter.
Deri tani raportohet për vetëm një viktimë, një 12 vjeçare, ndërsa mediet vendase kanë publikuar pamjet e momentit kur babë e bir nxirren të gjallë nga rrënojat.
Edhe pse në shok, që të dy gëzojnë shëndet të mirë.
Sipas mediave kroate, në qytetin Petrinja, që është edhe epiqendra e tërmetit, përveç ndërtesave të tjera, janë rrënuar një spital dhe një azil.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua sot në mesditë, 46 kilometra në juglindje të Zagrebit, në Petrinjë, ku u dislokuan menjëherë qindra zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës civile.Lëkundjet janë ndjerë edhe në Serbi dhe Slloveni. Lëkundjet e forta sollën ndërprerjen e punimeve të seancës plenare të Parlamentit slloven./a.p