Presidenti kinez Xi Jinping ka patur një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA Donald Trump, sipas televizionit shtetëror kinez CCTV.
Mësohet se tema e diskutimit ka qenë e fokusuar te Covid-19.
Trump gjithashtu shkroi në Twitter në lidhje me bisedën, duke thënë se ai dhe Xi ishin duke punuar ngushtë së bashku për situatën e shkaktuar nga koronavirusi.
”Sapo zhvillova një bisedë shumë të mirë me Presidentin Xi të Kinës. Diskutuam në detaje të mëdha për koronavirusin që po shkatërron pjesë të mëdha të Planetit tonë. Kina ka zhvilluar njohuri të mira për Virusin. Ne po punojmë ngushtë së bashku. Shumë respekt!”, tha Trump.
Sot mësohet se SHBA ka tejkaluar Kinën për numrin e rasteve pasi tashmë janë regjistruar 85,594 të prekur me Covid-19