Kandidati republikan presidencial i SHBA-së, ish-presidenti Donald Trump, ka deklaruar se “të shkosh mirë” me Korenë e Veriut dhe Rusinë është “një gjë e mirë”.
Dje, në një tubim në Pensilvani, Trump iu referuara komenteve të kandidates demokrate për president, Kamala Harris, se ndryshe nga Trump ajo nuk do të jetë “komode me diktatorët”.Trump përmendi edhe takimin e tij të vitit 2019 me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në zonën e demilitarizuar me Korenë e Jugut, duke theksuar se ai kishte hyrë për një kohë të shkurtër në territorin e Koresë së Veriut gjatë asaj vizite.
“Unë kalova mirë me Kim Jong-un e Koresë së Veriut. Mos harroni se kalova… personi i parë që kaloi nga ky vend”, tha Trump.“Ne gjithashtu pamë aftësinë e tij bërthamore. Është shumë thelbësore… e dini, të shkosh mirë është një gjë e mirë. Nuk është një gjë e keqe”, shtoi ai.Komentet e tij erdhën pas fjalimit të zv/presidentes Harris për pranimin e nominimit në Chicago më 23 gusht.Ajo kritikoi Trump-in, i cili shpesh është mburrur për marrëdhëniet e tij personale me Kim Jong-un, duke deklaruar se ajo nuk do të jetë “komode me tiranët dhe diktatorët si Kim Jong-un që po rrënjosin për Trump-in”.