Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Mediat greke raportojnë se gjatë bisedës, dy kryeministrat diskutuan reformat e nevojshme për të filluar procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.
Sipas burimeve diplomatike, kryeministri Tsipras, në me homologun e tij shqiptar, u përqendrua në ligjin mbi pronën në bregun e Jonit dhe në Aktin e Minoriteteve. Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.
Gjatë bisedës mes tyre u diskutua mbi reformat e nevojshme për fillimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Mediat greke shkruajnë se Tsipras u përqëndrua më tepër në ligjin për fatet e bregdetit Jon dhe mbi atë të pakicave.
Kujtojme se pak ditë më parë Tsipras bëri një deklaratë kërcënuese për Tiranën zyrtare duke thënë se Shqipëria mund të përballet me sanksione duke iu referuar një informacioni ku thuhej se qeveria shqiptare ka konfiskuar prona të minoritetit grek në Himarë përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare