Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, para vizitës në Turqi tha se “Duhet të ndërtojmë marrëdhënie të dobishme për popujt dhe rajonin tonë”.
Tsipras theksoi gjithashtu se Turqia është duke strehuar 4 milionë refugjatë dhe shtoi se “Kjo gjë duhet të shihet nga bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja duhet të bëjë gjithçka për të mbështetur fqinjin tonë”.
Kryeministri grek gjithashtu komentoi marrëdhënien e tij me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, ku tha se marrëdhënia e tyre bazohet në respekt dhe sinqeritet.AA
qi