Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Ministrisë së Brendshme të Türkiye-s njoftoi se vazhdon trajtimi për 23 nga 80 personat që janë plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 5.9 ballë që goditi zonën Gölyaka në qytetin Düzce, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga AFAD thuhet se pas tërmetit janë regjistruar 138 pasgoditje prej të cilave më e fuqishmja me magnitudë 4.3 ballë.
Si pasojë e tërmetit thuhet se janë plagosur 80 persona prej të cilëve 37 në Düzce, 2 në Istanbul, 10 në Zonguldak, 26 në Sakarya, 1 në Bolu dhe 4 persona në Bursa ndërkohë që vazhdon trajtimi nëpër spitale për 23 prej të plagosurve.
Ministritë përkatëse, institucionet dhe organizatat dërguan në rajon 2.234 personel dhe 444 automjete ndërsa nga depoja logjistike e AFAD-it janë dërguar 10 mijë batanije, 20 tenda (çadra) për përdorim të përgjithshëm, 480 tenda (çadra) për jetesë familjare, 480 shtretër, 480 komplete jastëk-çarçafë dhe 1.200 ngrohës.
Nga Grupi Psikosocial për Fatkeqësitë është ofruar shërbim i mbështetjes psikosociale për 1.057 persona. Po ashtu edhe Grupi për përcaktimin e dëmeve të fatkeqësive ka filluar punimet me një personel prej 20 personash.
Teksa në disa zona në qytetin Düzce ka ndërprerje të energjisë elektrike me qëllim kontrollin, në rajon janë dërguar 10 baza stacioni (antena të operatorëve) të lëvizshme.
Gjithashtu ndihma e urgjencës e dërguar në Düzce nga AFAD ka arritur në 1 milion lira.
– Pas tërmetit u shënuan 96 pasgoditje
Në deklaratë thuhet se pas tërmetit janë regjistruar 96 pasgoditje prej të cilave më e madhja me magnitudë 4.3 ballë.
“Në informacionin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se janë plagosur 46 persona prej të cilëve 37 në Düzce, 1 në Istanbul, 6 në Zonguldak, 1 në Sakarya dhe 1 person në Bolu. Në disa zona në qytetin Düzce ka ndërprerje të energjisë elektrike me qëllim kontrollin. Në rajon janë dërguar 10 baza stacioni (antena të operatorëve) të lëvizshme. Nga depoja logjistike e AFAD-it janë dërguar 10 mijë batanije, 20 tenda (çadra) për përdorim të përgjithshëm me një hapësirë 112 metër katrorë si dhe 480 tenda (çadra) 16 metër katrorë për jetesë familjare”, thuhet në deklaratë./AA