Bashkimi Evropian ka reaguar pas gatishmërisë së Turqisë për të nisur bisedimet me Greqinë, për zgjedhjen e problematikave mes tyre.
Brukseli, përmes një reagimi ka mirëpritur ftesën e ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavusoglu për rifillimin e negociatave mes Ankarasë dhe Athinës, i cili zbuloi sot se kryeministri shqiptar Edi Rama ishte ofruar si ndërmjetës për një takim në Tiranë. Megjithate Stano tha se BE nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për rinisjen e bisedimeve.
“Normalizimi ose bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë dhe angazhimi midis këtyre dy vendeve janë një pjesë shumë e rëndësishme e marrëdhënies së përgjithshme midis BE dhe Turqisë. Rifillimi i bisedimeve është diçka që BE pret dhe diçka që ne presim që do të ushqejë pozitivisht përpjekjen e përgjithshme për të zhvilluar një rrugë pozitive në marrëdhëniet tona”, tha zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian Peter Stano.
Zëdhënësi i punëve të jashtme i Komisionit gjithashtu konfirmoi se Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu do të vizitojë Brukselin në 21 Janar për një takim me shefin e politikës së jashtme të BE Josep Borrell.