“Protokolli i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Përbashkët Historike dhe Kulturore” synon të mbrojë trashëgiminë e përbashkët në Shqipëri dhe të forcojë lidhjet historike dhe kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë
Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ka zhvilluar një takim me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ersoy priti Margaritin dhe Klosin në ministri në kryeqytetin Ankara.
Pas takimit Ersoy-Margariti u nënshkrua “Protokolli i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Përbashkët Historike dhe Kulturore”, i përgatitur për të mbrojtur trashëgiminë e përbashkët në Shqipëri dhe për të forcuar lidhjet historike dhe kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë.
Me protokollin të cilin do të kryhen punime të përbashkëta për ringjalljen e qendrave historike në Shqipëri, do të bëhet bashkëpunim për zbatimin e projekteve të restaurimit reciprok.