Greqia ka reaguar pasi Turqia riktheu anijen e saj kërkimore përsëri në ujërat e diskutueshme në Mesdheun Lindor, duke e konsideruar “kërcënim të drejtpërdrejtë”.
Autoritetet greke shprehen se Turqia shkaktoi një për:”keqësim të shpejtë të marrëdhënieve me Greqinë pas këtij veprimi. “Lëviza e Turqisë tregon edhe një herë mosbesueshmërinë e saj si dhe faktin se nuk dëshiron sinqerisht dialog”, reagojnë autoritetet greke.
“Rikthimi i paligjshëm i anijes turke në jug të Kastellorizo, në shelfin kontinental Grek, në një distancë prej vetëm 6.5 nm nga brigjet greke, është një përshkallëzim i madh dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.
Vetëm disa ditë pas takimit të Ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Turqisë, gjatë së cilës pala turke premtoi të propozojë një datë për kontaktet eksploruese, demonstrohet përsëri mosbesueshmëria e saj si dhe fakti që Turqia sinqerisht nuk dëshiron dialog. Ajo këmbëngul në taktikat agresive dhe të paligjshme të shekujve të kaluar, duke konfirmuar qartë rolin e saj si faktor i shquar i paqëndrueshmërisë dhe paligjshmërisë në rajon. Nga Libia në Egje dhe Qipro, Siri, Irak dhe tani Nago-Karabak.
Ajo injoron në mënyrë sistematike të Drejtën Ndërkombëtare, të Drejtën Ndërkombëtare Detare dhe rregullat e fqinjësisë së mirë. Shkatërron çdo përpjekje për dialog, duke injoruar nxitjet e Komunitetit Ndërkombëtar. Është indiferent në mënyrë provokuese ndaj nxitjeve të Bashkimit Evropian për të përmbushur ligjin ndërkombëtar, si një kusht i vetëkuptueshëm i çdo hapi përpara në marrëdhëniet Euro-Turke.
Ne i bëjmë thirrje Turqisë që menjëherë të ndryshojë vendimin e saj.
Për t’i dhënë fund menjëherë veprimeve të saj të paligjshme përmes të cilave minon sistematikisht paqen dhe sigurinë në rajon.
Greqia, si një shtet modern evropian, nuk shantazhohet. Ajo do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e saj sovrane, ndërsa kontribuon në konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, është shprehur Ministri i Jashtëm grek.