Turqia sot shënon 99-vjetorin e Ditës së Fitores, e cila përkujton disfatën e fortë të forcave greke nga duart e turqve në Betejën e Dumlupinar në vitin 1922.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, së bashku me qeveritarë të lartë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë si dhe udhëheqës të opozitës vendosën kurorë me lule në Anıtkabir, mauzoleun e themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk, në kryeqytetin Ankara.
“Ne po rrisim Forcat e Armatosura Turke, që janë bebja e syve të kombit tonë, në çdo fushë me hapat e ndërmarrë në industrinë e mbrojtjes. Përmes reformave që kemi zbatuar në demokraci, drejtësi, të drejtat dhe liritë, ne forcojmë lidhjen midis kombit dhe Republikës”, shkroi Erdoğan në librin përkujtimor në Anıtkabir.
“Ne po e çojmë Turqinë në një të ardhme të ndritur në përputhje me qëllimet që keni vendosur për ne”, tha presidenti turk derisa pohoi se vendi “është në duar të sigurta”.
Më herët, Erdoğan lëshoi gjithashtu një deklaratë për të shënuar Ditën e Fitores.
“Ne jemi në harenë e arritjes së 99-vjetorit të Fitores së Madhe, një nga gurëthemelet e historisë sonë të lavdishme shekullore. Unë e shënoj nderimin e Ditës së Fitores të 30 Gushtit të kombit tonë, qipriotëve turq dhe qytetarëve tanë që jetojnë në vende të ndryshme të botës”, tha Erdoğan në një mesazh me shkrim.
Duke theksuar se 30 Gushti është një nga pikat e kthesës më kritike në historinë e vendit, Erdoğan tha: “Fryma, besimi dhe vullneti që frymëzuan Fitoren e Madhe po tërheqin drejtimin për kombin tonë sot, ashtu siç bëri 99 vjet më parë”.
Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e të shtypurve kundër shtypësve dhe të përpiqet që paqja, drejtësia dhe liria të mbizotërojnë në të gjithë botën, shtoi ai./AA